# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Lorela Sejdini

Lorela Sejdini, e lindur në Susa, Itali, më 4 dhjetor 1996, është një këngëtare dhe kantautore shqiptare e rritur në Itali. Pasioni i saj për muzikën lindi që në fëmijëri dhe u zhvillua përmes studimeve në teori muzikore, piano dhe kanto. Në moshën 14-vjeçare mori pjesë në The Voice of Albania, duke shënuar eksperiencën e saj të parë të rëndësishme artistike. Më pas u ngjit dy herë në skenën e Festivali i Këngës. Fillimisht me këngën “Pritëm edhe pak”, me muzikë të Florent Boshnjakut dhe tekst të Yll Limanit, ndërsa një vit më vonë u rikthye me “Vetmi”, një projekt origjinal të shkruar dhe kompozuar nga vetë ajo. Në vitin 2020 publikoi këngën në anglisht “Coming Back”, të kompozuar nga Roberto Cileone. Videoklipi, me regji të Altin Kaftirës, u filmua në Holandë dhe ambienteve të Het Nationale Opera në Amsterdam, duke sjellë një dimension ndërkombëtar në rrugëtimin e saj artistik. Edhe gjatë viteve kur nuk publikoi materiale të reja, Lorela nuk iu nda muzikës, duke performuar në evente dhe koncerte në Itali. Në vitin 2026 ajo rikthehet me “On Repeat”, një projekt i realizuar në bashkëpunim me Sergio Hajdini, që shënon fillimin e një kapitulli të ri në karrierën e saj artistike.

NEWS

Lorela Sejdini rikthehet me këngën “On Repeat”, duke shënuar një kapitull të ri në karrierën e saj artistike!

Pas një periudhe reflektimi dhe pune kreative, Lorela Sejdini vjen sërish në skenën muzikore me projektin e saj më të ri, “On Repeat”. Kënga e re shënon një moment të rëndësishëm në rrugëtimin e artistes, duke prezantuar një energji të freskët, një qasje më të pjekur artistike dhe një identitet të qartë muzikor. “On Repeat” është një këngë që kombinon tingujt modernë me një atmosferë dinamike dhe emocionale, duke sjellë një produkt që lidhet lehtësisht me publikun. Me ritëm tërheqës dhe një interpretim të sigurt, Lorela tregon se është gati të eksplorojë horizonte të reja në karrierën e saj. Ky...