Kristi Lamaj është djali nga Vlora që këndon këngën labe në mënyrë të përkryer. Ai është rritur me muzikë, mirëpo studimet e larta vendosi t’i vazhdonte për drejtësi. Një jurist që ka pasion muzikën, pasion që ka nisur që që në moshë të vogël. Hapat e tij të para në këtë rrugë kanë nisur nga qyteti i Vlorës, ku edhe është diplomuar në degën e kantos në shkollën Naim Frashëri. Mamaja ka qenë ajo që i ka dhënë mbështetjen kryesore ndërsa e ka nxitur edhe të konkurrojë në Kënga Magjike. Ai bëhet për herë të parë pjesë e “The Top List” me “Migjen”, këngë e publikuar gjatë kohës së qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”.
Kristi Lamaj
NEWS
Me një rrëfim emocional, Kristi Lamaj nga “Big Brother VIP” në “The Top List”!
Kristi Lamaj, brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, si dhe së fundmi dhe në “The Top List”. Artisti përveç se si një nga banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, tashmë vjen edhe në mesin e artistëve të Top Awards. Kristi ka debutuar këtë javë në listë me projektin “Migjen”. Kënga është publikuar vetëm pak ditë më parë, teksa ai vazhdon rrugëtimin e tij brenda BBV. Me këngën “Migjen”, Kristi Lamaj vjen me një projekt që shkon përtej melodisë së thjeshtë, duke u kthyer në një rrëfim emocional. Kjo këngë nuk është vetëm një krijim muzikor, por një pasqyrim...