Klajdi Musabelliu lindi në 10 Prill 1983 në Gjirokastër dhe që nga një moshë e vogël u shfaq me një pasion të theksuar për muzikën. Talentin e tij ai e shfaqi fillimisht në disa konkurse lokale dhe më vonë mori pjesë në shfaqje televizive. Programi “Ethet e së Premtes Mbrëma”, edicioni i parë, ishte ai që i dha mundësinë të dalë në pah dhe të tërheqë vëmendjen e publikut shqiptar. Në këtë program, Klajdi u dallua për zërin e tij të veçantë dhe aftësinë për të interpretuar një gamë të gjerë këngësh, duke tërhequr simpatinë e publikut dhe të jurisë. Pas përfundimit të programit, ai vazhdoi të bëjë karrierë në muzikën shqiptare, duke nxjerrë këngë që u pëlqyen shumë dhe që i dhanë atij një vend të rëndësishëm në industrinë muzikore. Klajdi ka qenë fitues i Festivalit të Pranverës (Këngët e Stinës 2003) me këngën “Puthja e Parë”. Po ashtu pjesëmarrës në mjaft festivale në Shqipëri e Kosovë, si Këngët e Shekullit, Festivali i RTSH-së, Kënga Magjike 2003, etj. Klajdi ka ushtruar profesionin e gazetarit pranë ATSH për rreth 3 vjet e gjysmë. Paralelisht në më shumë se 15 vite, ka ushtruar dhe realizuar një tjeter pasion, atë të aktorit dublant në mjaft filma vizatimorë, përralla, kolona zanore hit për fëmijë si “Ben 10”, “Aladini”, “Ç’po shpik Andi” etj. Në dhjetor të 2024, Klajdi nisi një rrugëtim të ri dhe sfidues, në “Big Brother VIP 4”, ku qëndroi më shumë se një muaj. Pas kësaj eksperience, ai bën rikthimin në muzikë me këngën “E bukur”, me të cilën debuton edhe në “The Top List”.
Klajdi Musabelliu
NEWS

Sjell këngën e re, Klajdi Musabelliu: “Kam 10 vjet që e dua, ia kam dedikuar…”
I ftuar pak ditë më parë në “Pardon My French” në Top Albania Radio me Jonida Aliçkolli, Lei Kraja dhe Arbër Çepani ka qenë Klajdi Musabelliu. Artisti dhe ish-banori i këtij edicioni, u eliminua nga loja disa javë më parë duke përfunduar kështu rrugëtimin e tij në Big Brother. Ai bëri një analizë më të hollësishme rreth strategjisë së saj brenda shtëpisë, lojës së banorëve dhe për të na treguar disa plane rreth karrierës së tij në të ardhmen. Me daljen e tij nga Big Brother, Klajdi u rikthye në tregun muzikor me këngën “E bukur”. Si e ka pritur...