# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Just X

Just X është një grup muzikor i përbërë prej dy artistësh, të cilët kanë preferuar të mbeten anonimë për publikun. Për ta nuk dihet shumë, pasi në daljet e tyre publike, ata shfaqen me pelerina të zeza me kapuçë. Në datë 7 Maj 2020, Just X publikojnë videoklipin “Vuj”. Në korrik të po atij viti, marrin pjesë në talent show-n Jehó në Top Channel me këngën “Ma Thave Lotin”. Kënga ”Jeta ime” në bashkëpunim me Tironcin, i sjell ata për herë të parë në Top Awards.

NEWS

Tironci dhe Just X rikthehen me një këngë për “Rezartat” e kësaj bote!

Tironci dhe Just X vijnë me bashkëpunimin e tyre të radhës. Kënga titullohet “Rezarta” dhe me shumë mundësi është një dedikim kundrejt një personi mjaft të dashur për artistët. “Rezarta” ka arritur të marrë votat e mjaftueshme të publikut dhe ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”....