# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Jonid Gjoka

Jonid Gjoka ka lindur në qytetin e Vlorës. Muzika është një nga pasionet e tij më të mëdha. Në vitin 2023, Jonidi konkurroi në X Factor si pjesë e grupit “The Chemicals”, ku së bashku kënduan këngë jo vetëm në gjuhën shqipe, por dhe në anglisht e italisht dhe arritën deri në çerek finale. Më pas ai merr pjesë në konkursin “Tirana Art Fest” ku ka marrë vendin e tretë. Jonidi konkurron po ashtu dhe në “Tirana Sing” ku arrin që të rrëmbejë vendin e parë. Ai publikoi këngën e tij të parë që mban titullin “Ku je”, me të cilën debuton në “The Top List”. 

NEWS

“Një histori e dhimbshme dashurie…”/Jonid Gjoka vjen me këngën e tij “Ku je”!

I ftuar në studion e “Live From Tirana” ka qenë Jonid Gjoka, një artist i ri i skenës muzikore por me një talent të madh. Ai ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri që mban titullin “Ku je” dhe që ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”. Jonidi na ka zbuluar më shumë si erdhi kjo këngë, por dhe për hapat e tij të ardhshëm… Si erdhi kënga “Ku je”? Unë isha pjesë e një konkursi që organizonte Bashkia e Tiranës dhe vendi i parë do të fitonte një këngë dhe një videoklip falas....