Jadakiss, emri i vërtetë i të cilit është Jason Terrence Phillips, është një nga reperët më të njohur dhe më të respektuar në industrinë e muzikës hip-hop. Ai lindi më 27 maj 1975, në Yonkers, New York, dhe është një nga figurat kryesore të grupit The LOX, i cili përbëhet nga tre reperë: Jadakiss, Styles P dhe Sheek Louch. Ky grup ka luajtur një rol të rëndësishëm në formimin e skenës rap të vitëve të ’90-ta dhe ka qenë një nga emrat më të fuqishëm në industrinë muzikore.
Jadakiss
NEWS

Seven sjell bashkëpunimin me Bibz dhe yllin e Hip-Hop Jadakiss!
Këngëtari i njohur Seven Saraçi ka publikuar këngën e tij më të fundit. “Pain” mban titullin kënga më e re që ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”. Kjo këngë vjen në bashkëpunim me reperin e njohur botëror Jadakiss dhe DJ shumë i njohur amerikan Bibz. Ky bashkëpunim sjell një sinergji të fortë mes tre artistëve që janë të njohur për talentin e tyre të jashtëzakonshëm dhe ndikimin që kanë pasur në industrinë e muzikës. Seven krijon një kombinim unik të ritmit dhe melodisë që pasqyrojnë influencën e tij gjithnjë e më në rritje. Bibz, një emër i...