# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Iranya

Iranya është një artist që i bëri rrugët e tij të para në muzikë me Nerø, grupin muzikor që krijoi me mikun e tij më të mirë në vitin 2017. Në grup, ai vepron si drejtor artistik, këngëtar dhe shkrimtar. Iranya krijoi universin e tij midis rrënjëve të hip-hopit, energjisë së baterive afrikane dhe rrymës rock me të cilin ndan një lidhje të veçantë. Ai përziente të gjitha elementët për të ndarë çdo herë një mesazh dashurie. Nga jugu i Francës, synimi i tij është të hapet me botën për ta zbuluar plotësisht veten. “Nefertiti” është klipi i parë solo i Iranya, të cilin e ka publikuar në ditëlindjen e tij, më 26 maj 2024. “Nefertiti” përfaqëson kërkimin e dashurisë në mënyrën më të pastër që një njeri mund t’i japë një njeriu tjetër.

NEWS

Rilind Alimani sjell bashkëpunimin e dytë në “The Top List” - dhe nuk është aspak keq!

Me Rilind Alimanin jemi njohur vetëm pak javë më parë. Bashkëpunimi i tij me Agonin, “Fustanin që ta solla mbrëmë” e solli dyshen për herë të parë në “The Top List”. Rilindi është një këngëtar, tekstshkrues, producent dhe kompzitor. Deri tani artisti ka 15 këngët e tij autoriale. Rilind ka...

Zbuloni Iranya, artistin më të ri të “The Top List”!

Rilind Alimani ka publikuar bashkëpunimin e tij “Mos u kthe” me një artist ndërkombëtar, Iranya. Ky projekt e sjell atë në mesin e artistëve të Top Awards. Le të njihemi me të… Iranya është një artist që i bëri rrugët e tij të para në muzikë me Nerø, grupin muzikor...