# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Hygi

Hygi, emrin e saj të vërtetë e ka Hygerta. Ajo ka lindur në Lezhë në vitin 1998. Hygi është në hapat e parë të karrierës së saj artistike dhe deri më tani ajo ka publikuar tre këngë të sajat në YouTube, “Baby Booo”, “Love & Money” dhe “Fell”. Kjo e fundit e sjell atë për herë të parë në Top Awards. Hygi, pjesën më të madhe e ka ushtruar profesionin e saj në lokale të ndryshme duke kënduar live. Muzika që ajo këndon është reggaeton oriental, afro, pop, por në vazhdim shprehet se do të eksperimentojë dhe në rryma të tjera.

NEWS

Kur ndjenjat “shkruhen” në letër…/Hygi flet më shumë për këngën e saj të re të titulluar “Fell”!

Në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio Hygi, artistja më e re në tregun muzikor e cila është edhe pjesë e “The Top List”. Si fillim, kënga “Fell” e publikuar vetëm pak ditë më parë nga kush është shkruar? Teksti është shkruar nga artisti nga Kosova i quajtur Buci. Ideja e këngës ishte pak e imja sepse të dyja këngët që kam publikuar kohët e fundit janë personale, bazuar në histori të vërteta të miat. Kur vendos historitë e tua e përjeton më mirë këngën. Kënga “Love and Money” dhe vazhdimi me “Fell” flasin për historinë e...