Hawolf është një grup nga Kosova, të njohur për tingullin e tyre që përfshin elemente të rock alternativ, grunge, hard rock dhe metal. Grupi përbëhet nga katër vëllezër, Graniti, Ylli, Ylberi dhe Lum Havolli, të cilët kanë mbi 20 vite përvojë në skenën muzikore. Albumi i tyre debutues, “Ear for Peace”, u publikua në vitin 2022 dhe përmban një përzierje të groove metal, grunge, të ndikuar nga stilet alternative bashkëkohore dhe klasike. Hawolf aktualisht ka realizuar albumin e dytë “Rrajt’ e Andrrave”.
Pjesëtarët e Hawolf:
Granit Havolli – Vokale, Kitare
Yll Havolli – Kitare, Vokale
Ylber Havolli – Bas Kitare
Lum Havolli – Tupana