Graciela Pashaj, apo siç njihet me emrin e saj të artit Grazia, ka lindur në Tiranë më 30 korrik 1991 dhe ka përfunduar studimet për kanto, të cilat e kanë ndihmuar të ndërtojë një bazë të fortë në rrugëtimin e saj muzikor. Dalja e saj e parë në skenë ka qenë në vitin 2009 në Top Fest 6 me këngën “Ajo është me ty”, të kompozuar nga Alfred Kaçinari. Në vitet 2010–2011 Grazia ka qenë pjesë e “Top Girls” në E Diell, duke u bërë më e njohur për publikun. Në vitin 2011 ka marrë pjesë në Kënga Magjike, ku u kualifikua deri në gjysmëfinale. Në 2012 Grazia konkurron sërish në Top Fest me këngën “My Love”, në bashkëpunim me Stine. Që prej vitit 2009 është pjesë e Stine Records, ku së bashku me Stinen merren me krijimin e projekteve muzikore për të dhe për shumë artistë të tjerë. Në vitin 2024 ka marrë pjesë sërish në Kënga Magjike me baladën “Jeto i lumtur”, e cila gjithashtu u kualifikua deri në gjysmëfinale. Në maj të vitit 2024 u vlerësua me çmimin “Videoklipi më i mirë R&B” në “Netët e Klipit Shqiptar”, me këngën “Lamborghini”. Gjatë viteve ka qenë aktive në mbrëmje muzikore dhe show live, brenda dhe jashtë vendit, si dhe e angazhuar në realizimin e këngëve dhe videoklipeve. Paralelisht me muzikën, së bashku me Stinen janë bashkëthemelues dhe drejtues të kompanisë Estia Film, ku merren me krijimin dhe organizimin e videoklipeve, duke sjellë ide kreative dhe projekte moderne në produksionin vizual. Ndër bashkëpunimet e saj më të rëndësishme me Stinen janë “Bachata Lovers”, bashkëpunimi i tyre i parë si çift artistik, si dhe këngët “Finalizoje” dhe “Gjynah”.
Grazia
NEWS
Stine bashkon forcat me Grazia dhe Erion duke sjellë këngën “Gjynah”!
Skena muzikore shqiptare mirëpret një tjetër bashkëpunim interesant që premton të tërheqë vëmendjen e publikut. Artisti i njohur Stine ka bashkuar forcat me Grazia dhe Erion, për të sjellë projektin e tyre më të ri muzikor, “Gjynah”. Kënga “Gjynah” vjen si një ndërthurje e stilit karakteristik të Stines me energjinë dhe freskinë që sjellin Grazia dhe Erion. Rezultati është një produksion modern, me ritëm të kapshëm dhe një atmosferë emocionale që prek temat e dashurisë, zhgënjimit dhe pendesës. Nga ana muzikore, projekti mbështetet në një beat bashkëkohor, i kombinuar me elementë melodikë që e bëjnë këngën lehtësisht të dëgjueshme dhe...