# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Gold AG

Arian Agushi, i njohur si Gold AG, lindi më 28 korrik 1986 në Prishtinë dhe u rrit në Preshevë. Arsimin fillor e nisi në Preshevë dhe e përfundoi në Prishtinë, ndërsa shkollën e mesme e vazhdoi në drejtimin e elektroteknikës. Më pas, ai ndoqi studimet universitare në dizajn dhe së fundi master në komunikim masiv. Gold AG shprehu interes për muzikë që në moshën shtatëvjeçare dhe filloi karrierën muzikore si pjesë e grupit Night Rappers. Në vitin 2000, realizoi këngën e parë kushtuar vendlindjes së tij, Preshevës. Në vitin 2006, lançoi albumin e parë “Lanet” dhe më pas disa albume të tjera të suksesshme, përfshirë “Amaneti” (2009), “Aga in da house” (2010), dhe “Realiteti” (2011). Karriera e tij filloi me këngë patriotike, por pas vitit 2011, ai filloi të fokusohej në këngë me tema religjioze dhe diss-e ndaj artistëve të tjerë. Gjatë karrierës së tij, Gold AG ka nxjerrë rreth njëzet albume dhe ka realizuar qindra këngë dhe videoklipe. Ai është i njohur për bashkëpunimet e shumta, përfshirë me artistë si Noizy, Barooti, Kobra, dhe DMC.

NEWS

Gold AG bëhet baba për herë të tretë, vjen në jetë Emblema!

Artisti i njohur nga Presheva, Gold AG, ka njoftuar së fundmi se është bërë baba për herë të tretë. Ai dhe partnerja e tij, Ermira, kanë mirëpritur një vajzë, që e kanë pagëzuar me emrin Emblema. Me anë të një postimi, këngëtari ka shprehur se: Falenderimi i takon Allahut, Krijuesit të qiejve...

"N'deti" me Gold AG! Artisti zbulon situatat e kaluara në Shqipëri

Ai ka vetëm pak ditë që ka publikuar një nga projektet e tij më interesante muzikore të titulluar “N’deti”, një këngë që menjëherë është bëra qendra e vëmendjes për shkak të tekstit të saj,  e cila zbulon realitetin e pushuesve kosovar në bregdetin shqiptar. Lidhur me këtë projekt muzikor, Gold...

Gold AG sjell këngën më simpatike të kësaj vere

Arian Agushi, i njohur në tregun muzikor me ermin Gold AG, sapo ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor,  e cila me bindje mund të quhet kënga më simpatike e kësaj verë. Duket se këngëtari ka goditur në shenjë më këtë projekt muzikor, i cili ka vetëm një...