Arian Agushi, i njohur si Gold AG, lindi më 28 korrik 1986 në Prishtinë dhe u rrit në Preshevë. Arsimin fillor e nisi në Preshevë dhe e përfundoi në Prishtinë, ndërsa shkollën e mesme e vazhdoi në drejtimin e elektroteknikës. Më pas, ai ndoqi studimet universitare në dizajn dhe së fundi master në komunikim masiv. Gold AG shprehu interes për muzikë që në moshën shtatëvjeçare dhe filloi karrierën muzikore si pjesë e grupit Night Rappers. Në vitin 2000, realizoi këngën e parë kushtuar vendlindjes së tij, Preshevës. Në vitin 2006, lançoi albumin e parë “Lanet” dhe më pas disa albume të tjera të suksesshme, përfshirë “Amaneti” (2009), “Aga in da house” (2010), dhe “Realiteti” (2011). Karriera e tij filloi me këngë patriotike, por pas vitit 2011, ai filloi të fokusohej në këngë me tema religjioze dhe diss-e ndaj artistëve të tjerë. Gjatë karrierës së tij, Gold AG ka nxjerrë rreth njëzet albume dhe ka realizuar qindra këngë dhe videoklipe. Ai është i njohur për bashkëpunimet e shumta, përfshirë me artistë si Noizy, Barooti, Kobra, dhe DMC.
Gold AG
NEWS

Artisti i njohur nga Presheva, Gold AG, ka njoftuar së fundmi se është bërë baba për herë të tretë. Ai dhe partnerja e tij, Ermira, kanë mirëpritur një vajzë, që e kanë pagëzuar me emrin Emblema. Me anë të një postimi, këngëtari ka shprehur se: Falenderimi i takon Allahut, Krijuesit të qiejve dhe tokës, Furnizuesit e Mëshirëplotit që sot prap na furnizoi e na gëzoi me një dhuratë të çmueshme, me një vajzë. Unë dhe Ermira u bëmë prind për herë të tretë, e Guerili e Fronti u bënë me një motër. O Allah o Zoti im bëje rob falenderues dhe bëje...

Ai ka vetëm pak ditë që ka publikuar një nga projektet e tij më interesante muzikore të titulluar “N’deti”, një këngë që menjëherë është bëra qendra e vëmendjes për shkak të tekstit të saj, e cila zbulon realitetin e pushuesve kosovar në bregdetin shqiptar. Lidhur me këtë projekt muzikor, Gold AG ka zbuluar disa detaje më tepër për Top Awards si dhe ka treguar disa prej eksperiencave që ka kaluar gjatë kohës që ka pushuar në Shqipëri. I pyetur se si lindi ideja për këtë këngë, Gold AG është përgjigjur: “Çdo herë që më ndodhnin rastet e tilla të moskuptimit...

Arian Agushi, i njohur në tregun muzikor me ermin Gold AG, sapo ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, e cila me bindje mund të quhet kënga më simpatike e kësaj verë. Duket se këngëtari ka goditur në shenjë më këtë projekt muzikor, i cili ka vetëm një javë që ka dalë në treg dhe menjëherë është bërë pjesë e “The Top List”, Top Awards. Përveç muzikës dhe klipit interesant, teksti i kësaj kënge ka tërhequr vëmendjen e fansave, i cili është punuar me kujdes nga vetë artisti. “N’deti” titullohet projekti më i fundit i këngëtarit 30-vjeçar, i cili...