# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Gima

Agim Llapashtica, i njohur me emrin e artit Gima,  me origjinë nga Kosova, që prej vitit 1991 është larguar nga Prishtina, duke udhëtuar drejt Austrisë për shkaqe sigurie. Në një intervistë të dhënë për Top Awards, Gima ka shpjeguar vështirësitë e kaluara në fillimet e tij si një emigrant në një vend ku nuk njihte askënd. Agimi tregon se kontaktet e para me muzikën i ka patur në Klagenfurt, një qytet afër kufirit Slloveni-Itali. “Atë kohë fillova të bëj prova me një grup, i cili quhej Aspro, që ekzistonte kohë më parë por ju mungonte këngëtari. Unë iu pëlqeva shumë dhe vendosëm të punojmë bashkë. Pas disa muajsh ushtrime dhe punë të palodhur, arritëm që të bëjmë një koncert me 9 këngë, në një qendër për të rinjtë”, kujton Agimi. Por ndërkohë, Gima mori një tjetër ofertë, nga një grup i cili kishte përgatitur një repertor prej 20 këngësh. Ai vendosi të bashkëshpunonte me këtë grup, të cilin e pagëzuan me emrin “Red Orange”. Për shkaqe ekonomike, Gima iu bashkua një tjetër grupi, Hells Angels, me të cilin bënte kovera të ndryshëm të stilit “Hardrock”. Si një person me ambicje të madhe, Gima i la pas këto projekte pasi dëshironte të bënte më shumë. Nga viti 1994-1998, Gima ka punuar në teatrin e qytetit Klagenfurt, ku ka marrë pjesë në muzikale të ndryshëm, si anëtar i korit të teatrit. Pas disa mosmarrëveshjesh me dirigjentin, Gima ndërpreu punë dhe nisi një tjetër jetë të re në Vjenë. Grupi i parë atje ishte Kaktus dhe përbëhej nga 5 anëtarë, me të cilën regjistroi 4 këngë “ Be mine”, “Cocatoo”,” Sara” dhe “What If I”. Gima më pas krijoi grupin e tij me emrin Rrota, me të cilët ka regjistruar 10 këngë. Këngëtari tregon se pasi familja e tij u rrit, kur erdhi në jetë vajza e tij e madhe Fiona, ai u detyrua të hiqte dorë nga muzika, për t’ju dedikuar rritjes së vajzës së tij, e cila është e verbër. Gima është gjithashtu babai i Erzës, e cila është 3 vite më e vogël se Fiona. Agimi shprehet se pas shkëputjes, vajzat e tij u bënë në një farë mënyre frymëzimi i tij, që ai t’i rikthehej përsëri muzikës.

NEWS

Një dritë e re në muzikën shqiptare, Gima publikon këngën “Nur”!

Agim Llapashtica i njohur me emrin artistik Gima ka sjell këngën e fundit “Nur” këngë që hyn këtë javë në klasifikimin e “The Top List”. Ky projekt muzikor shënon një hap tjetër të rëndësishëm në rrugëtimin artistik të Gimës, i cili prej vitesh ka ndërtuar një stil unik dhe të dallueshëm në muzikën moderne shqiptare. “Nur”, një kompozim origjinal që mbart ndjenja të thella dhe një mesazh universalisht njerëzor. Pas suksesit të versionit në gjermanisht, Gima sjell për herë të parë versionin shqip, një përjetim muzikor që bashkon emocionin, melodinë dhe fjalën shqipe në mënyrën më të bukur. Ky videoklip...