Ger është një tjetër artist i talentuar i tregut muzikor shqiptar. Karriera e tij nisi në vitin 2019, kur solli së bashku me Florid, projektin “Mos Fol”. Pas një shkëputje të shkurtër, ai sjell në vitin 2022 dy projekte të reja, këngën solo “Rick Ross”, por që ajo që e bëri dhe më shumë të njohur ishte bashkëpunimi me Stresin në “Mafioz”. Viti 2023 e solli Ger me dy këngë të tjera solo, “9 Milimetra” dhe “Block”. Ishte një tjetër bashkëpunim, ai me Stresin në “Magazine”, që e sjell atë për herë të parë në mesin e artistëve të Top Awards.
Ger
NEWS

Njihuni me disa nga artistët debutues të kësaj jave, The Ironix, Il Ghost dhe Ger!
Kjo javë solli me vete disa artistë të rinj në “The Top List”. The Ironix, Ger dhe Il Ghost, janë ata që debutojnë në listë dhe bëhen pjesë e Top Awards këtë javë. Le të njihemi me ta… Il Ghost, emri artistik i Lindon Brutit, ka lindur në Kosovë në vitin 1998 dhe u shpërngul në Toskana në moshën 1-vjeçare. Faza e dytë e jetës së tij është Milano, ku ai mbërrin pasi mbaron studimet për të kultivuar një karrierë në botën e hip hopit dhe ëndrrën për të krijuar një urë ndërmjet Italisë dhe Ballkanit, falë aftësisë së tij...