G-Up është një reper dhe tekstshkrues shqiptar, i lindur dhe i rritur në Tiranë, dhe njihet si një nga pionierët dhe themeluesit e rap-it underground shqiptar. Karrierën e tij muzikore e nisi në vitin 1998 dhe publikoi këngën e tij të parë në vitin 2000.Që prej fillimit ai zgjodhi të ndiqte një rrugë ndryshe duke qëndruar larg kamerave, intervistave dhe vëmendjes mediatike. Ai ka preferuar gjithmonë që muzika dhe tekstet e tij të flasin në vend të tij, duke ruajtur një profil të ulët dhe duke mbetur besnik ndaj frymës së vërtetë underground. Edhe pse nuk është një emër tipik i skenës mainstream, në botën e hip-hop-it shqiptar G-Up ka ndërtuar ndër vite një komunitet dëgjuesish, të cilët e vlerësojnë për mesazhet dhe thellësinë e teksteve të tij. Gjatë karrierës së tij ka publikuar një sërë projektesh ndër të cilat spikasin “Paqe Jeshile”, “Marley”, “Po t’Kisha Lek”, “Rregulli Numër 1”, dhe “Personale” etj. Pas shumë vitesh duke publikuar projekte dhe këngë single, vendosi të publikojë mixtape-in e parë, “Lehtshëm”, në vitin 2021. Projekti ndërthur elementë old-school & new school, tekste të ndërtuara mbi përvojat personale dhe mesazhe që kanë qenë gjithmonë pjesë e identitetit të tij artistik. Muzika e tij trajton tema sociale, realitetin e përditshëm, përvojat personale dhe jetën e rrugës, duke krijuar një lidhje të fortë me dëgjuesit që kërkojnë përmbajtje dhe autenticitet. Aktualisht, është duke punuar në albumin e tij të ardhshëm, një projekt që mbetet pothuajse tërësisht surprizë për publikun. Deri më tani, i vetmi publikim nga ky projekt është kënga “Mercenar”, e cila jep një shije të asaj që pritet të vijë në vazhdim.
G-UP
NEWS
Artistët që vijnë për herë të parë në “The Top List” këtë javë…
Kjo javë sjell me vete disa artistë të rinj në Top Awards. Me projektet e tyre bëhen për herë të parë pjesë e “The Top List”. Ja kush janë ata… Lorela Sejdini, e lindur në Susa, Itali, më 4 dhjetor 1996, është një këngëtare dhe kantautore shqiptare e rritur në...
G-UP me “Mercenar”, një rrëfim i ashpër mes idealeve dhe ambicies!
Reperi G-UP ka publikuar projektin e tij më të ri, “Mercenar”, një këngë që vjen me një energji të fortë dhe një mesazh të drejtpërdrejtë. Në një periudhë ku shumë artistë fokusohen tek tingujt komercialë dhe refrenet e lehta, G-UP zgjedh të flasë hapur për sfidat dhe mentalitetin aktual të...