Flaka e filloi karrierën e saj që në moshën 14-vjeçare, në “Ethet e se premtes mbrema”, ku ishte finaliste dhe doli në vendin e dytë.
Pas kësaj gare, ajo u bë një nga këngëtaret shqiptare më të njohura të muzikës Rock. Flaka ka marrë pjesë në disa festivale muzikore të mbajtur në territore të ndryshme shqiptare. Ajo ka marrë pjesë në Top Fest, duke marrë çmimin “Best Alternative” në edicionin e katërt, me këngën ” Një botë tjetër ” dhe “Best Rock” në edicionin e tetë me këngën ” Krejt cka je s’je “.
Fituese e çmimeve “Best Rock ” në dy edicionet me radhë te VIDEO FEST-it muzikor në vitet 2007 dhe 2008.
Pjesëmarja e saj në Festivalin e Këngës ishte gjithmone e rëndësishme, pasi që gjithmonë shpërblehej me çmime.
Në Festivalin “Kënga Magjike” në vitin 2016, u shpërblye si zëri më i mirë femër “Best Vocal” me këngën ” Rebelohem “.
Ne Qershor të vitit 2016, realizoj Albumin e saj të parë të titulluar ” Xperimental “. Album ky i realizuar nga producenti ( vëllau i saj ) Qëndrim Xhimi Krelani A.K.A Xhimi On dË Beat. Mix dhe Master nga D.j L.D. Studio: J2L Records.