I lindur më 20 gusht 2002 në Romë, Erik Troqe është rritur mes Italisë dhe Shqipërisë, duke formuar herët një identitet të dyfishtë kulturor. Që në moshën 6-vjeçare ai nisi rrugëtimin në futboll, një pasion që e çoi të luante në tre shtete të ndryshme, duke qenë pjesë e skuadrave si AC Milan, Benevento, si dhe kombëtaret e moshave të Shqipërisë. Pas dy dëmtimeve të rënda, Erik u detyrua të ndalonte ndjekjen e ëndrrës së futbollit, por jo ambicien për t’u shprehur dhe për të krijuar. Me nënshtetësi të dyfishtë italiane dhe shqiptare, ai gjeti një drejtim të ri në art. I lidhur ngushtë me muzikën që në moshën 9-vjeçare, Erik është autodidakt në piano, duke zhvilluar ndjeshmëri artistike dhe disiplinë krijuese. Aktualisht, ai po ndjek me përkushtim rrugën e artit dhe skenës, duke u angazhuar në muzikë, piano, këndim, modeling dhe aktrim, si forma të ndryshme të shprehjes së identitetit dhe pasionit të tij.
Erik Troqe
NEWS
Jo thjesht një model, Erik Troqe na prezanton me talentin e tij edhe në muzikë…
Anxhela Peristeri vjen në klasifikimin e “The Top List” me një tjetër projekt të saj. Këtë herë, ajo ka bashkuar forcat me Erik Troqe për të sjellë “Dy ditë”. Erik është një emër i ri që vjen në Top Awards, por një imazh që nuk besojmë se ka njeri që nuk e njeh. Teksa në projektin e fundit të Anxhelës, “Mjegull në Tiranë”, Eriku ishte model, këtë herë atë e shohim të përfshirë në muzikë. Duke hedhur këtë hap në Top Awards, le të njihemi pak më shumë me këtë artist të ri e të talentuar… I lindur më 20...