Ergita është një artiste e re dhe e talentuar në tregun muzikor shqiptar. Dalja e saj e parë në skenë është në moshën 5 vjeç e gjysmë. Që nga ai moment e deri tani, muzika është pjesë e pa ndarë e saj. Krahas muzikës, Ergita ka pasion edhe pikturën. Që në fëmijëri ajo ka kënduar në skenat e qyteteve të ndryshme brenda vendit si “Argjiro Fest” – Gjirokastër, “Bilbilat e Adriatikut” – Durrës, “Jehona e Kaltërsisë” – Tiranë, etj. Në vitin 2023 ka qenë anëtare e jurisë në talent show “Mam, po ti” në Tv Klan. “Përgjithmonë” ishte kënga e parë e Ergitës, e cila rezultoi dhe suksesi i saj i parë duke u bërë virale në rrjetet sociale TikTok, Instagram, etj, me muzikë dhe produksion të Gent Myftaraj. Që nga gushti 2023, Ergita ka lidhur kontratë dhe është bërë pjesë e label-it Gmaj7 Production dhe që nga ai moment Ergita numëron bashkëpunime me artistë të njohur të showbizit shqiptar, si Vedat Ademi, Eranda Libohova, Florian Tufallari, Shpat Kasapi etj. Në 14 shkurt 2024 prezanton për herë të parë EP (mini album) me titull “Për Dashninë”. Prej gati një viti edhe pse nje artiste e re, numeron disa suksese. Ndër projektet e saj përmendim “Një jetë”, “Për Dashninë”, “Vogëlushe”, “Djali jem” dhe “M’thirr”, e cila është edhe kënga që e bëri pjesë për herë të parë në Top Awards.
Ergita Bahja
NEWS

Javë e re, surpriza të reja në klasifikimin e “The Top List”. Edhe pse kreu mbetet i njëjtë nga java e kaluar, me Melodajn Mancakun sërish në vend të parë me “Si atëherë”, një sërë ndryshimesh kanë pasuar në Top 10. Ja se për çfarë bëhet fjalë… Në vend të...

Tashmë kemi lënë pas gushtin dhe kemi hyrë zyrtarisht në stinën e vjeshtës. Ky ndryshim stinësh, sigurisht që ndikon dhe në muzikë. Nëse deri para pak javësh ishim më të prirur drejt këngëve ritmike, tani preferojmë disi më shumë baladat melanlolike. Kjo mund të shihet dhe në renditjen e Top...

Ergita Bahja dhe Shpat Kasapi kanë publikuar vetëm pak ditë më parë bashkëpunimin e tyre të titulluar “M’thirr”, që po korr shumë sukses në “The Top List” dhe jo vetëm. Momentalisht projekti i tyre pozicionohet në vend të katërt të listës së 100 këngëve më të mira moderne shqiptare të...

Ergita Bahja është një nga artistet e reja të “The Top List”, e cila është bërë pjesë e Top Awards me bashkëpunimin me Shpat Kasapin, “M’thirr”. Le të njihemi pak më shumë me të… Ergita është një artiste e re dhe e talentuar në tregun muzikor shqiptar. Dalja e saj...