Elizz është një artiste shqiptare, këngëtare, performuese, aktore dhe personalitet mediatik, me mbi 16 vite përvojë në muzikë, televizion dhe performancë skenike. Gjatë rrugëtimit të saj artistik, Elizz ka spikatur në kompeticione dhe festivale të rëndësishme, duke u vlerësuar me çmime në The Voice Kids Albania, Festivali Don Bosko dhe Tirana Art Fest. Këto eksperienca kanë kontribuar në formimin e saj artistik dhe në zhvillimin e një profili që ndërthur vokalin, interpretimin dhe prezencën skenike. Rinterpretimi i këngës “Dangerous” të Akon tërhoqi vëmendjen e një kompanie diskografike turke dhe u prezantua në repertorin e saj gjatë Amsterdam Dance Event (ADE). Me një identitet në zhvillim, përvojë të gjatë skenike dhe ambicie krijuese, ajo vijon të punojë drejt një profili artistik autentik, bashkëkohor dhe të dallueshëm.
Elizz
NEWS
Ritme “të rrezikshme” nga Midnight Factory, DJ Sardi dhe Elizz…
Ritëm, energji dhe një atmosferë që të fut menjëherë në mood! “Dangerous”, nga Midnight Factory, DJ Sardi dhe Elizz, vjen me një titull që flet vetë dhe me potencialin për t’u kthyer në një nga ato këngë që nuk kalojnë pa u vënë re. Tre emra, një bashkëpunim dhe një titull që ngjall kureshtje. “Dangerous” tingëllon si ftesa perfekte për netët pa limite, atmosferën elektrizuese dhe momentet kur muzika merr kontrollin e pistës. Një projekt që bashkon botën e produksionit muzikor me energjinë e DJ-ve dhe identitetin artistik, duke sjellë në vëmendje një formulë që gjithmonë kërkon të surprizojë. Bashkëpunime të...