# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Dopamin

Dopamin është formuar në verën e vitit 2019. Rryma e grupit mund të përkufizohet në Rock/Alternative/Metal. Pjesëmarrës në shumë evente, live-e dhe koncerte të ndryshme. Dopamin u krijua për një qëllim, për të shprehur shqetësimet sociale/psikologjike që ndikojnë në shoqëri për çdo drejtim të gabuar të politikës dhe familjes. Si ndikojnë të gjitha këto në shoqëri, sociologjikisht dhe psikologjikisht.

Të gjithë pjesëtarët kanë qenë pjesë e grupeve të ndryshme më përpara, jo vetëm në Shqipëri, të angazhuar profesionalisht duke u bërë pjesë e shumë eventeve dhe duke u vlerësuar me çmime brenda dhe jashtë vendit. Aktualisht grupi po punon dhe është drejt fundit të albumit të tyre të parë i cili do të përmbajë 7 këngë dhe do të dalë në Tetor 2022. Albumi do të mbajë emrin e këngës “Shpirtra të humbur”, këngë e cila do të vijë shumë shpejt me klip.

Vokal – Mario Mancelli

Kitarë – Olsi Gjondeda

Bas – Atris Agora

Bateri – Geri Avrazi

NEWS

10 nga artistët me të cilët na prezantoi viti që lamë pas!

Viti 2022 që lamë pas ka qenë goxha surprizues dhe shumë i ngjeshur me projekte të reja muzikore. Qofshin këto nga artistë të vjetër apo të rinj në treg. E pikërisht tek këta të fundit do ndalemi pak. Ja se kush ishin disa nga artistët e rinj me të cilët...

Dopamin, njihuni me grupin më rock të javës!

Dopamin është grupi që vjen për herë të parë në ”The Top List” duke na sjellë pak rock këtë javë me “Hold On”. Por le të njihemi pak me shumë me ta… Dopamin është formuar në verën e vitit 2019. Rryma e grupit mund të përkufizohet në Rock/Alternative/Metal. Pjesëmarrës në...