Dopamin është formuar në verën e vitit 2019. Rryma e grupit mund të përkufizohet në Rock/Alternative/Metal. Pjesëmarrës në shumë evente, live-e dhe koncerte të ndryshme. Dopamin u krijua për një qëllim, për të shprehur shqetësimet sociale/psikologjike që ndikojnë në shoqëri për çdo drejtim të gabuar të politikës dhe familjes. Si ndikojnë të gjitha këto në shoqëri, sociologjikisht dhe psikologjikisht.
Të gjithë pjesëtarët kanë qenë pjesë e grupeve të ndryshme më përpara, jo vetëm në Shqipëri, të angazhuar profesionalisht duke u bërë pjesë e shumë eventeve dhe duke u vlerësuar me çmime brenda dhe jashtë vendit. Aktualisht grupi po punon dhe është drejt fundit të albumit të tyre të parë i cili do të përmbajë 7 këngë dhe do të dalë në Tetor 2022. Albumi do të mbajë emrin e këngës “Shpirtra të humbur”, këngë e cila do të vijë shumë shpejt me klip.
Vokal – Mario Mancelli
Kitarë – Olsi Gjondeda
Bas – Atris Agora
Bateri – Geri Avrazi