Viti 2019-të ka sjellë një tjetër këngëtare të re në muzikë dhe bëhet fjalë për Donjeta Morina, vajza simpatike me origjina nga Malisheva.
Me një dëshirë për muzikën që në moshë të vogël, Donjeta ka bërë debutimin e saj të parë në muzikë në nëntorin e vitit të kaluar. Ka qënë pikërisht bashkëpunimi me 2Ton, “Sa Gabime”, kënga që për herë të parë e prezantoi Donjetën me publikun shqiptar.
Donjeta, e cila momentalisht është nën menaxxhimin e Bini Diez, numëron disa projekte të publikuara edhe pse ka thuajse një vit që është bërë e njohur për publikun.