# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

D.M.K.

D.M.K. emri i vërtetë i të cilit është është Erjon Hajnaj, është piktor dhe këngëtar. Ai ka lindur në Fier në vitin 1977. Pasioni i tij për artet ka nisur që në vegjëli. Në vitin 1996, Hajnaj diplomohet nga shkolla e mesme e artit “Jakov Xoxa” në degën e skulpturës. Pas diplomimit, ai dhe familja e tij u shpërngulën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1997, për shkak të situatave të trazuara në Shqipërinë e asaj kohe. D.M.K. sot mban diplomën Bachelor nga Instituti i Cleveland-it për Artet e Bukura. D.M.K. është gjithashtu një producent shumë i talentuar. Në tetor të vitit 1998, DMK publikoi këngën e tij të parë, ndërsa në dhjetor të vitit 2006 u bashkua me grupin T.B.A “The Bloody Alboz” (Shqipet e Përgjakshme) dhe publikoi shumë këngë të reja me reperë të ndryshëm si Barooti, Floetri, F-Tim, Agresioni, Xha-CT, si edhe me UNIKKATIL.

NEWS

D.M.K. me një shuplakë ndaj realitetit të sotëm…

D.M.K apo ndryshe Djali më i Keq, vjen këtë javë në klasifikimin e “The Top List” me projektin e tij më të ri. “Deklarata Japim” bëhet kënga e tij debutuese në Top Awards. “Deklarata Japim” nga D.M.K. vjen si një goditje e drejtpërdrejtë dhe pa filtra në skenën hip-hopit. Që në sekondat e para, kënga e bën të qartë se nuk ka ardhur për kompromis, por për të deklaruar qëndrim, identitet dhe realitet. Teksti i këngës lëviz mes rrugës, përvojës personale dhe një kritike të nënkuptuar ndaj hipokrizisë dhe maskave që shpesh shihen në shoqëri dhe industri. D.M.K. nuk mundohet...