Chriss Lekaj, i njohur si Zzapnchriss, është një prej producentëve më me influencë në skenën shqiptare, me mbi 15 vite punë në prapaskenë si arkitekt i zërit urban shqiptar. I pozicionuar mes Hip-Hop, R&B, AfroBeat dhe AfroHouse, ai njihet për stilin e tij të veçantë – një miks të pazakonshëm arazhmanesh dhe energjie sonore që ndjehet menjëherë në çdo projekt. Për vite me radhë ka qenë forca krijuese prapa shumë prej hiteve kryesore të industrisë, duke bashkëpunuar me një listë të gjerë artistësh si Tingulli 3nt, Kida, Mozzik, Babastars, Tuna e shumë të tjerë. Sot, pasi ka kontribuar në formësimin e tingullit të tregut modern shqiptar, Zzapnchriss ka nisur rrugëtimin e tij si artist solo, duke sjellë projekte origjinale nën emrin e tij dhe duke e çuar identitetin e tij muzikor në një fazë të re – më personale, ndërkombëtare dhe të pandalshme.