# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Bana Zahiti

Bana Zahiti është këngëtare, tekstshkruese dhe producente shqiptare, e lindur dhe rritur në Gjermani me prejardhje nga Vushtrria. Ajo është lidhur me muzikën që në fëmijëri dhe është përkrahur që herët në zhvillimin e këndimit dhe performancës përmes programeve të ndryshme artistike. Arsimin e mesëm e kreu në një gjimnaz artistik, ku kultivoi më tej talentin e saj. Në rrugën e saj muzikore, Bana është e ndikuar nga muzika amerikane – veçanërisht R&B, soul, hip-hop dhe pop – dhe njihet për një stil të ndjeshëm, të veçantë dhe personal. Pas përvojave të shumta në studio dhe performanca të ndryshme, ajo studioi muzikologji dhe histori arti në Universitetin e Heidelbergut dhe më pas vazhdoi studimet në Popakademie Baden-Württemberg, me fokus si singer-songwriter dhe producente. Në vitin 2023 ajo publikoi disa këngë si artiste e pavarur, ndër to edhe “Pranverë”, që u prit mirë nga publiku dhe i solli më shumë vëmendje në skenën shqiptare. Po në vjeshtë 2023, Bana mori pjesë në edicionin e parë të “Festivalit të Këngës” në RTK me këngën e saj “Dukat”, të cilën e ka shkruar dhe prodhuar vetë. Që nga viti 2024, ajo bashkëpunon me ekipin e Pressplay si dhe me Takat Studios, në realizimin e projekteve të reja muzikore dhe vizuale.

NEWS

Bana Zahiti: “Kam qejf të reflektoj realitetin e diasporës sepse…”

Bana Zahiti ishte e ftuar së fundmi në emisionin “Lancio” në Top Albania Radio, ku përmes kësaj interviste me moderatorët Erma Mici dhe David Prifti ndau rrëfimin e saj artistik dhe rrugëtimin e veçantë muzikor. Duke qenë se Bana po e zhvillon karrierën e saj jashtë kufinjve, a ndjen ajo një lloj përgjegjësie për...

Njihuni me Bana Zahiti, artistja më e re e Top Awards!

Bana Zahiti është një prej artisteve më të reja në Top Awards. Ajo debuton këtë javë në “The Top List” me projektin “Raki rrushi”. Le të njihemi pak më shumë me Banën… Bana Zahiti është këngëtare, tekstshkruese dhe producente shqiptare, e lindur dhe rritur në Gjermani me prejardhje nga Vushtrria....