# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Apollo Producer

Apollo Producer (Jurgen Tufa) është producent dhe kompozitor nga Tirana. Me mbi 200 projekte muzikore në katalog, ai ka ndërtuar një karrierë të qëndrueshme duke bashkëpunuar me disa prej emrave më të njohur të skenës shqiptare dhe rajonale, përfshirë Kida, Ronela Hajati, Fifi, Anxhelo Koci, Don Xhoni, Enca, Loredana dhe shumë të tjerë. Rrugëtimi i tij profesional nisi në Max Production (2016–2019), u konsolidua në Mixey Music (2019–2022) dhe që prej vitit 2022 ai vepron si producent dhe artist i pavarur. Në vitin 2018, Apollo ishte producent i këngës “Psikopatja Jote” të Fifit & MC Kreshës, e cila konkuroi në Kënga Magjike dhe u rendit në vendin e tretë, duke u bërë një nga projektet më të bujshme të atij edicioni.

NEWS

Sa e vështirë është të ndjekësh trendet në muzikë tani?! Apollo Producer: Nga 1-10 mendoj se…

I ftuar në emisionin “Lancio” në Top Albania Radio, ka qenë producenti Jurgen Tufa, i njohur me emrin e artit Apollo Producer. Ai ka zbuluar më shumë detaje nga karriera e tij përgjatë viteve, bashkëpunimeve me artistët dhe jo vetëm kaq… Pse ka zgjedhur emrin Apollo Producer? Kur kemi qenë në një...

Njihuni me katër artistët e rinj që i bashkohen listës…

Kjo javë e re solli me vete dhe katër artistë të rinj që iu bashkuan Top Awards. Ja kush janë ata… Arbër Musa, apo siç njihet me emrin e artit AM, i lindur më 26 janar 1993 në Prishtinë, i rritur në Ferizaj dhe sot me bazë në Zvicër, është...