# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Anjeza Shahini

Anjeza Shahini ka lindur më 4 maj 1987 në Tiranë. Në vitin 2003, në moshën 16-vjeçare, Anjeza Shahini, fitoi edicionin e parë të Ethet e së Premtes Mbrëma. Në dhjetor të të njëjtit vit, së bashku me 29 këngëtarë të tjerë, ajo konkurroi në Festivalin e Këngës në RTSH, të cilën e fitoi me këngën “Imazhi yt”. Anjeza Shahini përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision 2004, ku arriti pozicionimin më të lartë për shtetin tonë. Në vitin 2005 ajo firmosi një kontratë me një menaxhues artistësh me bazë në Vjenë, duke shpresuar për një karrierë ndërkombëtare. Ajo ndërmori një pushim nga karriera muzikore për të vazhduar studimet e saj në Austri. Rikthimi i saj ishte i bujshëm, pas dy vitesh mungesë, në vitin 2007 ajo mori pjesë në dy projekte të mëdha, Këngët e Shekullit 2 në TV Klan dhe gjithashtu Kënga Magjike 2007 me këngën “Nxënesja më e mirë” e cila u klasifikua e katërta. Në vitin 2008 Anjeza hodhi në treg albumin e saj të parë, “Erdhi Momenti”, i cili u prit shumë mirë nga publiku shqiptar. Shahini mori pjesë në Festivalin e Këngës në vitin 2009 me baladën “Në pasqyrë” duke u renditur në vend të dytë. Në vitin 2010 Anjeza Shahini përfundoi kontratën me Eurostar dhe u bë një artiste e pavarur. Në të njëjtin vit ajo përfundoi studimet e saj në Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Universitetin Europian të Tiranës. Në vitin 2011, Anjeza mori pjesë për herë të parë në Top Fest 8, duke performuar një duet me Dren Abazi & ZZOrchestra. Kënga e tyre “Ti dhe unë” u nderua për Interpretimin më të Mirë. Anjeza Shahini mori pjesë në përzgjedhjen e konkursit të këngës në Eurovizion për vitin 2013 me këngën “LOVE”, kur ajo përsëri përfundoi në vendin e dytë. Në të njëjtin vit, ajo bashkëpunoi me artistin gjerman Martin Kilger për këngën “Kastanien Lied” ku u shfaq si këngëtare e ftuar. Gjatë vitit 2014 ajo lançoi ​​tre këngë singles në bashkëpunim me kompozitorin Mario Deda.

NEWS

Anjeza Shahini rikthehet pranë publikut shqiptar me projektin e ndjerë “In hell”!

Pas një periudhe më të qetë në skenën muzikore shqiptare, Anjeza Shahini rikthehet fuqishëm me projektin e saj më të ri, “In Hell”. Artistja që prej vitesh ka dëshmuar vokalin e saj të veçantë dhe aftësinë për të sjellë emocione të pastra në çdo interpretim, vjen këtë herë me një këngë që shënon një kapitull të ri në karrierën e saj. “In Hell” është një produksion modern që e pozicionon Anjezën në një dimension më ndërkombëtar. Kënga trajton tema të forta emocionale, përballjen me dhimbjen e dashurisë së humbur dhe një lutje për të mos çuar në dreq kujtimet së...