# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Andi Dhoska

Edhe pse mund të duket një emër i ri në muzikë, Andi Dhoska nuk është i panjohur për publikun shqiptar. I lindur në dhjetor të vitit 1976 në Tiranë, ai është diplomuar në Universitetin e Arteve, dega  “Klarinete”. Pas diplomimit, pasioni i tij per instrumentin dhe muziken bëri që të drejtohej drejt mësimdhënies dhe produksionit muzikor. Prej 12 vitesh ai punon si mësues i Klarinetës në Liceun Artistik “Jordan Misja”.

Produksionet e tij shënojnë që nga viti 2009-të, ku ka marrë pjesë në Festivalin “Mikrofonit I Artë” me këngën “ Sot qaj për ty” të Gerta Hetës. Në vitin 2010-të ka marrë pjesë në TOP FEST 7 me këngën e Gerta Hetës “Inspirim”. Në vitin 2013 ai ka marrë pjesë me një produksion tjetër muzikor atë të Entela Zhulës në Këngën e Magjike më këngë “ Human”.

Aktualisht Andi Dhoska si producent bashkëpunon me artistë të huaj dhe vendas për lancimin e produksioneve të reja të cilat janë kthyer në hite, disa prej tyre janë: “I’m coming” (ft.Sophie),  “Summer Vibes”,  “Back To You”,  “In The Club”,  “La Colegiala” (ft Ivan Mere), ” Coco Jambo” ft (Ivan Mere),  “Tropical Vibes”,  “Halloween Night” dhe produksioni i fundit “Done With You”.

NEWS

Një perëndim për nostalgjikët e verës së largët!

Pavarësisht se jemi zyrtarisht në stinën e vjeshtës, Andi Dhoska dhe fansat e tij na kanë bërë tepër nostalgjik për përendimet e verës së largët falë hyrjes më të re të kësaj jave në “The Top List”. “Sunrise” mban titullin prurja më e re muzikore e Andi Dhoska, i cili...

Andi Dhoska dhe Dardan së bashku me Mozzik, këngëtarët që janë ngjitur me më shumë pozicione këtë javë

Pavarësisht se kreu i listës kësaj jave nuk është hasur me ndryshime të mëdha, lista në tërësi ka pësuar disa ndryshime. Dy janë këngët që janë ngjitur me më shumë pozicione këtë javë dhe bëhet fjalë për “Done With You” të Andi Dhoska dhe bashkëpunimit të Dardan dhe Mozzik, “A...