# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Andi Dhoska

Edhe pse mund të duket një emër i ri në muzikë, Andi Dhoska nuk është i panjohur për publikun shqiptar. I lindur në dhjetor të vitit 1976 në Tiranë, ai është diplomuar në Universitetin e Arteve, dega  “Klarinete”. Pas diplomimit, pasioni i tij per instrumentin dhe muziken bëri që të drejtohej drejt mësimdhënies dhe produksionit muzikor. Prej 12 vitesh ai punon si mësues i Klarinetës në Liceun Artistik “Jordan Misja”.

Produksionet e tij shënojnë që nga viti 2009-të, ku ka marrë pjesë në Festivalin “Mikrofonit I Artë” me këngën “ Sot qaj për ty” të Gerta Hetës. Në vitin 2010-të ka marrë pjesë në TOP FEST 7 me këngën e Gerta Hetës “Inspirim”. Në vitin 2013 ai ka marrë pjesë me një produksion tjetër muzikor atë të Entela Zhulës në Këngën e Magjike më këngë “ Human”.

Aktualisht Andi Dhoska si producent bashkëpunon me artistë të huaj dhe vendas për lancimin e produksioneve të reja të cilat janë kthyer në hite, disa prej tyre janë: “I’m coming” (ft.Sophie),  “Summer Vibes”,  “Back To You”,  “In The Club”,  “La Colegiala” (ft Ivan Mere), ” Coco Jambo” ft (Ivan Mere),  “Tropical Vibes”,  “Halloween Night” dhe produksioni i fundit “Done With You”.

NEWS

Andi Dhoska sjell hitin e radhës që do t’ju bëjë të kërceni!

Skena muzikore elektronike shqiptare po vazhdon të marrë një tjetër impuls energjie falë Andi Dhoska, i cili rikthehet me projektin e tij më të ri “I’m So Excited”. Një titull që flet vetë, kjo këngë është ndërtuar për të ndezur pistat e kërcimit dhe për të sjellë një atmosferë plot...

Projekti i ri nga Andi Dhoska dhe Lira, një udhëtim mbi re…

Andi Dhoska vjen sërish në listë, këtë herë me një bashkëpunim. Ai bëhet bashkë me Lira, një këngëtare nga Chicago, për të sjellë “Mbi re”. Kënga mori menjëherë vëmendjen e audiencës dhe ka arritur që të pozicionohet në Top 5 këtë javë. Një projekt me një vibe shumë interesant dhe...

Andi Dhoska nuk ndalet, kënga e re do t’ju çojë në një gjendje komplet tjetër…

Pas rikthimit të tij në listë pas një periudhe disi të gjatë, Andi Dhoska nuk ka ndërmend të ndalet me projektet e reja. Thënë kjo, ai i bashkohet sërish klasifikimit të kësaj jave me “Vetmia”. Një projekt pak më ndryshe se paraardhësi i tij, por i ndjerë dhe me mesazh....

Andi Dhoska rikthehet në listë me një energji që nuk kalon pa u vënë re!

Nëse mendonit se vetëm Nora Istrefi ka rikthyer së fundmi një hit të vjetër muzikor, e keni gabim. Kjo javë na njeh edhe me një tjetër projekt të tillë… Andi Dhoska vjen pas një kohe të gjatë në listë dhe rikthen hitin klasik “Pump Up The Jam” në një version...

Një perëndim për nostalgjikët e verës së largët!

Pavarësisht se jemi zyrtarisht në stinën e vjeshtës, Andi Dhoska dhe fansat e tij na kanë bërë tepër nostalgjik për përendimet e verës së largët falë hyrjes më të re të kësaj jave në “The Top List”. “Sunrise” mban titullin prurja më e re muzikore e Andi Dhoska, i cili...

Andi Dhoska dhe Dardan së bashku me Mozzik, këngëtarët që janë ngjitur me më shumë pozicione këtë javë

Pavarësisht se kreu i listës kësaj jave nuk është hasur me ndryshime të mëdha, lista në tërësi ka pësuar disa ndryshime. Dy janë këngët që janë ngjitur me më shumë pozicione këtë javë dhe bëhet fjalë për “Done With You” të Andi Dhoska dhe bashkëpunimit të Dardan dhe Mozzik, “A...