Ago është një artist i tregut muzikor shqiptar i rrymës Hip-Hop. Karriera e tij nisi në vitin 2017 kur ai publikoi këngën “Për Momentin”. Pas një farë kohe, ai vjen me bashkëpunimin e tij të parë me Butën, që e bëri më të njohur në treg. Projekti i tyre mbante titullin “Blero”. Videoklipi u prodhua nga Sekuencë, ndërsa produksioni audio u realizua nga Big Bang (Arbër Gjikolli).
Në vitin 2022, Ago publikon albumin “Antarctica”. Në 25 prill 2023, Ago bashkëpunon edhe njëherë tjetër me Butën për të sjellë “Terapi”, këngën që do ta bënte të njohur në Top Awards.