Nëse mendonit se vetëm Nora Istrefi ka rikthyer së fundmi një hit të vjetër muzikor, e keni gabim. Kjo javë na njeh edhe me një tjetër projekt të tillë…
Andi Dhoska vjen pas një kohe të gjatë në listë dhe rikthen hitin klasik “Pump Up The Jam” në një version të ri, energjik dhe të mbushur me ritme dance aktuale. Një remake që ndez pistën, me prodhim të pastër dhe atmosferë party nga fillimi në fund.
“Pump Up the Jam” është një ndër realizimet më energjike dhe ritmike të këtij sezoni. Me këtë këngë, Andi Dhoska synon të sjellë një frymë të re, duke kombinuar elementë modernë me një stil dinamik që të fton të kërcesh që në dëgjimin e parë.