Alban Skënderaj është rikthyer fuqishëm këtë vit. Pas disa projekteve të publikuara, për të cilat u vlerësua edhe me disa çmime në “Top Music Awards 2016”, duket se artisti nuk di të ndalet.
Së fundmi ai përflitet se ka nisur të punojë për një projekt të ri muzikor në bashkëpunim me Dafina Zeqirin dhe Dj Dalool. Sipas thashethemeve duket se treshja ka bashkuar fuqitë për të sjellë një hit veror.
Kujtojmë që Dalool, i cili këtë vit feston 20-vjetorin e karrierës së tij, ishte pjesë e TMA ku së bashku me Ardian Bujupin dhanë një performancë të shkëlqyer në këtë event, duke ngritur në këmbë të gjithë të pranishmit. Ndërkohë Dafina Zeqiri këtë verë ka ardhur me një bashkëpunim me Kaos, i cili vazhdon ende të dëgjohet dhe kërcehet në klubet e natës dhe për shumë javë ka qënë pjesë e “The Top List”.
Pavarësisht se ende nuk ka një konfirmim nëse do të kemi një bashkëpunim nga kjo treshe, një gjë është e sigurt, bashkimi i stileve të ndryshme muzikore të 3 artisteve do të ishte një projekt mjaft interesant.