Serxhio Lushku, i njohur me emrin e artit si Sergio, ka mundur të nxjerrë projektin e tij të parë muzikor në 2012, të titulluar “Delisa”.
Në një intervistë të dhënë për “Select”, ku Sergio shprehet se është hera e parë që është ftuar në një program shqiptar, ai ka folur për muzikën, klikimet dhe arsyen pse këndon në anglisht.
Këngëtari shpehet se pëlqen më shumë të këndojë në anglisht sepse kjo gjuhë e zbukuron këndimin. Sipas tij kjo nuk është asnjë lloj strategjie për të hyrë në tregun europian por të jetë pjesë e tij, është kënaqësi.
Ndërkohë që i këndon shumë dashurisë, këngëtari ka treguar se çdo gjë ka ardhur si pasojë e një përjetimi personal.
“Without You”, është kënga që përveçse ka marrë shumë klikime në “Youtube”, është një këngë që është dëgjuar edhe jashtë kufijve shqiptar si Bullgari, Greqi etij. Sa i përket klikimeve, Sergio është shprehur se qëllimi i tij nuk është aspak të blejë klikime dhe se kënga “Without You” nuk ka marrë 500 mije klikime në një ditë, por me kalimin e kohës. Sot kjo këngë numëron plot 48 milionë klikime.
Ndërsa i pyetur se cila është kënga që ai pëlqen më shumë nga të gjitha projektet e tij, Sergio është shprehur se kënga e tij më e re me titull “Dije Zemer” është e preferuara. Lidhur me artistët që frymëzojnë Sergion, janë Ne Yo, Usher dhe Jay Sean.
Bashkëpunimi i tij me Olidenën, “Ajer”, është kënga që është pjesë e klasifikimit të “The Top List”, ku për këtë javë është ngjitur me 23 pozicione, duke u renditur në vendin e 27-të.
I pyetur se si lindi bashkëpunimi për këtë këngë, Sergio ka treguar se ai dhe Olidena punojnë në të njëjtën studio muzikore dhe menduan që të bashkonin fuqitë për të sjellë këtë këngë që po pëlqehet shumë nga publiku shqiptar.