Irma Libohova dhe Ylldrit Jakupaj kanë bashkuar fuqitë për të sjellë kanë sjellë këngën “Mam”, një baladë mjaft e ndjerë që të prek zemrat. Për të dy ata është hera e parë që vijnë në “The Top List”, por le të njihemi pak më shumë me Ylldritin…
Ylldrit Jakupaj ka filluar të merret me muzikë që prej moshës 15 vjeçare. Kënga e tij e parë ka qenë “Unë Po Vi”, ku Ylldriti prezanton vetveten. Gjatë gjithë kësaj periudhe ai shprehet se ka bërë mbi 150 këngë; disa të publikuara, e disa të tjera të pa publikuara, Ylldriti shquhet dhe vlersohet shumë si tekstshkrues mjaft i mirë.
Të paktën kështu e vlerësojnë adhuruesit e Hip Hop-it dhe ata të cilët e njohin, sepse në tekstet e tij secili mund ta gjej pak nga vetja. Ylldrit Jakupaj flet për përditshmërinë tonë, për kushtet e jetesës që ne jetojmë. Perveç muzikës që e ka si pasion, Ylldrit Jakupaj me profesion është jurist. Më datë 14 prill 2012 publikon albumin “Intuitë”.
Më datë 5 nëntor 2016, Ylldriti publikon videoklipin “Njeri”. Një vit më vonë ai publikon projektin “Shkret”. Më datë 14 dhjetor 2022, Ylldriti publikon këngën “Pesimist”. Ishte bashkëpunimi i tij me Irma Libohovën në këngën “Mam” që bëri që të dy ata të hynin mes artistëve të Top Awards.