Një surprizë e madhe po vjen nga Rozana Radi. Artistja ka ndezur interesin e publikut me një video bardhezi të publikuar në Instagram, ku shfaqet në një studio muzikore, ndërsa po punon në projektet e saj të radhës.
“Po vij me 3 histori jete. Së shpejti.” — ka shkruar ajo krahas videos duke na ngjallur edhe më shumë kuriozitetin. Duket se rikthimi i saj me këto projekte të reja do të sjellë rrëfime të ngarkuara me emocion dhe përvojë personale.
Edhe pse detajet mbeten ende të pazbuluara, duket se Rozana Radi është duke përgatitur diçka më shumë sesa thjesht këngë, tre histori jete që pritet të prekin publikun. Mezi po presim!