# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

TNT

Grupi TNT është një ndër grupet e para në Kosovë, i cili ka nisur të bëjë muzikë që prej vitit 1974. Ky grup është i njohur për disa hite muzikore, të cilat ende këndohen nga publiku i gjërë shqiptar.

“Moj biondine”, “200 dite”, “E mallkoj ate dite” janë disa prej këngëve më të famshme të këtij grupi, të interpretuara nga vokalisti i grupit, Ferki Shala. Pas largimit të këtij artisti si vokalist, vendin e tij e zuri Gentian Gojani.

Edhe pse i krijuar shumë kohë më parë, grupi legjendar përflitet se do të rikthehet në treg me një tjetër vokalist dhe bëhet fjalë për Bekim Hallaqi ose ndryshe Belle.

NEWS

Luana Vjollca bashkon fuqitë me TNT dhe rikthehet në "The Top List"

Ka kaluar thuajse një vit që nga koha kur Luana Vjollca ka qënë për herë të fundit pjesë e klasifikimit të “Top Awards”. Ka qënë pikërisht kënga “Vetem ty”, e cila ka qëndruar në “The Top List” për 9 javë rresht, duke u larguar në shtator të vitit 2018-të. Luana...

Ju mbahen mend TNT?

Ndoshta për brezin e ri TNT mund të mos jetë shumë i dëgjuar por një gjë është e sigurtë,  shumica prej tyre i dinë përmendësh tekstet e këngëve të këtij grupi. Grupi TNT është një ndër grupet e para në Kosovë, i cili ka nisur të bëjë muzikë që prej...