# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Shaolin Gang

Shaolin Gang është një dyshe e njohur në tregun muzikor shqiptar. Kjo dyshe përbëhet nga Dj Blunt dhe Real 1, të cilët janë dalluar gjithmonë për një stil të veçantë në muzikë.

Në Janar të vitit 2018-të, dy reperat e njohur kanë vendosur të ndryshojnë emrin e tyre artistik, duke deklaruar se janë një dhe do të njihen si Shaoling Gang.

DJ Blunt numëron 18 vite karrierë. Një pjesë në Austri dhe më pas në Shqipëri. Ai ka luajtur më parë në bateri. Ka qenë pjesë e grupit “Nr“, me BimBimma, Real 1 dhe Ergen. Blunt ishte DJ dhe producenti i grupit. Grupi “Nr” u shpërbë dhe Blunt vazhdoi si dyshe me Real. Ai ka 7 albume dhe 3 mixtape. Bashkë me Real realizojnë vazhdimisht klipe dhe këndojnë në koncerte.

Emri i vertete eshte Ilir Zhita dhe ka lindur në Kosove. Si fillim nis te bashkpunojë me DJ BLUNT. Repertorit te tyre i shtohen dhe disa bashkepunime me artiste te tjere si Vesa Luma, Tingulli 3nt, Fugaa, Skillz, D.o.g etj. Arti i ReaL 1 Dhe Dj Blunt gershetohet gjithnje e me shume dhe sot ata deklarojne se “Ne Jemi Nje”