# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Semiautomvtic

Semiautomvtic, emri i vërtetë i të cilit është Semiri, është një reper 25-vjecar me origjinë nga Mitrovica.

Semiri, i cili është pjesë e labelit të njohur “Pint” themeluar nga Mc Kresha dhe Lyrical Son, ka nisur të merret me muzikë shumë vite më parë por ka vetëm pak kohë që është prezantuar profesionalisht, duke performuar në skena muzikore të rëndësishme.

Përvecse është një reper, Semiautomvtic është gjithashtu një producent dhe beatmaker i shkëlqyer.Ai numëron disa projekte në karrierën e tij muzikore por më i fundit dhe ndër më të suksesshmit është “Private”, një bashkëpunim me Mc Kresha dhe Lyrical Son.