# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Romeo

Romeo, emri i vërtetë i të cilit është Michele Romeo, lindi më 9 shtator 1996 në Londer nga prindër shqiptar dhe sicilian. Pasioni i tij për muzikën nisi para se ai të fliste, teksa kërcente dhe përdorte sendet e shtëpisë si instrumente muzikore. Këtë pasion ai e vazhdoi më tej, duke studiuar inxhinieri muzike, ku mori edhe njohuritë bazë të muzikës. Pavarësisht se muzika shqiptare për Romeo-n ishte pak problem për shkak të gjuhës, në vitin 2019-të ai firmosi një kontrat me “Missing Link Entertainment”, kur edhe publikoi projektin e tij të parë, “Blakata”, i cili rezultoi mjaft i pëlqyer.