# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Rei Bezhani

Rei Bezhani është një pianist i suksesshëm i zhanrit klasik ku numëron rreth 16 cmime të para kombëtare dhe ndërkombëtare dhe mbi 20 koncerte solistike ndër vite. Me një eksperiencë të gjithanshme në rrethet klasike të muzikës, ku prej 4 vitesh është dhe në mësimdhënie.

Pjesë e botës së televizionit që në 2016-tw, me pjesëmarrjen e tij të parë si këngëtar në talent show “The Voice of Albania”. Më pas në 2017 pjesë e festivalit “Kënga Magjike” me këngën “Ëndërr”.

Në 2018 vë në skenë një “Musical Show” që e drejtonte vetë si Showman e titulluar “Omlete”, shfaqje e cila vazhdon ende transmetohet ne Digitalb.

Në 2019 prezantohet dhe fiton emër më gjerë në treg me bashkëpunimin e tij me artisten e mirënjohur Irma Libohova. Një këngë me titullin “Peng”. Fill pas kësaj pjesë e talent show “Top Talent” në Top Channel tek i cili doli në finale dhe u shpall fitues në kategorinë prezantim dhe këngë.

Më pas vijon me emisionin televiziv “Këndo këngën time” ku ishte pjesë e kastit për 12 javë në Vizion Plus.

Në korrik 2020 nxjerr një single, “Flakë” ku ishte si kantautor, këngë e cila u prit mjaft mirë.

Aktualisht pjesë e ABC NEWS në emisionin “E ardhmja është vajzë” si pianist dhe këngëtar. Gjithashtu ndër vite pjesë e koncerteve të ndryshme live edhe emisioneve të ndryshme si i ftuar për të promovuar aktivitetin e tij artistik.

NEWS

Rei Bezhani e bo pis me këngën e tij të re...

Projekti më i fundit i Rei Bezhanit i titulluar “E ke bo pis” është një nga hyrjet më të reja që është futur këtë javë në klasifikimin e “The Top List”. Në fakt Rei na ka surprizuar shumë me këtë këngë dhe paraqitje të tijën që nuk na kishte ndodhur...

Rei Bezhani zbulon detaje të pathëna më parë rreth këngëve të tij!

Rei Bezhani ka bërë debutimin e tij në “Top Awards”, një javë më parë me këngën “E imja”, e cila është pritur mjaft mirë nga publiku shqiptar. Bezhani ka qënë i ftuari i radhës në progrmin “Live From Tirana”, në të cilin ka zbuluar më shumë për projektet e tij...