# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Redon Makashi

Redon Makashi është një artist mjaft i talentuar shqiptar, i cili ka arritur t’i rezistojë kohës. Ai është djali i aktorit Fitim MAkashi dhe këngëtares lirike Drita Makashi.

Ai kreu shkollën fillore tek shkolla “Deshmoret e Lirise” për piano dhe me pas Shkollën e Mesme Artistike “Jordan Misja” për klarinete, por është tepër i apasionuar pas kitarës. Studimet i larta i ka përfunduar në Akademiën e Arteve për Klarinete. Redon Makashi ka kompozuar këngën e tij të parë në shkollën 8-vjecare.

Në vitin 1989, prezantohet për herë të parë në televizion e pikërisht në Radio Televizionin Shqiptar me këngën “Vitet me te bukura”.

Në Dhjetor 1989, Morena Reka, Redon Makashi & Bledar Seiko marrin pjesë në Festivali i 28-të në RTSH me këngën “Jemi Zemra E çdo Moshe (Qeshu Rini)”, e kompozuar nga Pirro Cako, e cila u vlerësua me cmimin e dytë.

Redon Makashi vazhdon të jetë aktiv në muzikë si pjesë e Tre Musketjeret, i cili përbëhet nga Aleksandër Gjoka dhe Elton Deda, duke sjellë koncerte që kanë ngritur publikun në këmbë.

NEWS

Redon Makashi: Tekstin e këngës "Më mohove" e kam shkruar fillimisht me gurë në një mur

Redon Makashi është një artist që nuk bën kompromise në muzikë për të fituar para. Ai vazhdon t’i mbetet stoik stilit të tij, duke sjellë këngë të reja, të cilat rrëmbejnë vëmendjen e publikut. Ai është autori i disa hiteve muzikore, të cilat edhe pse janë krijuar shumë kohë më...