# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Redina Trieshi

Redina Trieshi është një artiste e re në tregun muzikor shqiptar. Ajo ka lindur në Lezhë, më 23 Tetor 1999 dhe është rritur në Tiranë. Prej 4 vitesh, ajo jeton dhe studion në New York, për Marketing dhe Muzikë ( Teori Kompozimi).

Aktiviteti i saj në skenat e festivaleve muzikore për fëmijë ka filluar që në vitin 2008-të, ku ka marrë pjesë tek “Zërat e Rinj të Tiranës”, ku është vlerësuar me cmimin e tretë. Më pas ka vazhduar të jetë pjesë e “Qendrës Kulturore për Fëmijë”, ku është aktivizuar në disa koncerte ndër to edhe “Festivali i 47-të”.

Në vitin 2012-të ka marrë pjesë tek “100 vjet muzikë” në “TV Klan” me këngën, “Rritemi pas drites”, gjithashu ajo ka performuar së bashku me Irma Libohoven këngën, “Gabimi i Mireles”. Në vitin 2013-të, Redina ka marrë pjesë tek “Gjeniu i Vogel”, edicioni i 5-të. Redina ka qënë gjithashtu pjesëmarrëse në “Tirana Art Fest” me drejtor artistik Bojken Lako.

Më datë 12 Tetor 2020, këngëtarja ka publikuar këngën e saj të parë, me titull “Vetem”, tekstin dhe melodinë e së cilës e ka krijuar vetë, produksionin e ka realizuar Gent Myftaraj dhe videon “Provideo Albania”. Momentalisht, këngëtarja po punon për disa projekte të reja në muzikë, të cialt priten të publikohen shumë shpejt.

Redina ka qënë gjithashtu pjesëmarrëse në “Tirana Art Fest” me drejtor artistik Bojken Lako.

NEWS

Pas “Eja me mua”, Redina Trieshi gati për një bashkëpunim: “Do të jetë shumë i veçantë, surprizë për dikë që e dua fort…”

Redina Trieshi është një këngëtare mjaft e talentuar, e cila jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por që shpesh vjen me projekte muzikore për të qenë sa më afër publikut të saj. Pak kohë më parë ajo solli “Eja me mua” e cila u bë pjesë e klasifikimit të...

Redina Trieshi, nga New York-u me dashuri!

Redina Trieshi është një artiste e re në tregun muzikor shqiptar, por projektet e saj ndër vite kanë qenë mjaft të dëgjuara e të suksesshme. Së fundmi, ajo vjen me këngën “Eja me mua”, një dedikim dashurie duke e sjellë me nota ritmike. Redina Trieshi e ka nisur muzikën duke...