# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Nimo

Nimo, i lindur më 25 dhjetor 1995, është një reper gjerman me me origjinë iraniane. ai është pjesë e labelit “385idéal”, i cili është në bashkëpunim me “Universal Music”.

Në moshën 15-vjecare, për shkak të veprave të ndryshme si grabitje, ai u fut në qendrën e ndalimit për të mitur, ku dhe nisi të bënte rap.

Më vonë, Frankfurt Celo & Abdi, spikatën talentin e Nimo përmes videove të tij në Facebook dhe kështu e ftuan reperin në turneun e tyre, i cili performoi me ta.

Në shkurt të vititi 2016, Nimo bëri debutimin e tij muzikor me “Habeebee”. Përmbajtja e muzikës së tij është kryesisht jeta në rrugë, krimi dhe konsumi i drogës në fëmijërinë e tij.

Nimo u bë i njohur për publikun shqiptar, falë bashkëpunimit të tij me Butrint Imerin me projektin “Dream Girl”, publikuar në gusht të vitit 2019.