# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Morena Taraku

Morena Taraku është këngëtare, e cila ka disa vite që është pjesë e industrisë muzikore. Është zgjedhur “Miss Kosova 2010”, “Miss Liberty of the ëorld 2012″, mori pjesë në “Miss Earth 2010”, ka përfaqësuar Shqipërinë në “Miss ëorld 2012”; shijoi aventurën e saj në “VIP Shpija 3”, provoi veten si prezantuese e “Video Festit Muzikor”,

Ka treguar edhe më shumë nga talenti i saj i fshehtë dhe akoma është një ndër personazhet më të dashura të skenës vendëse. Ta njohësh privatisht, është kënaqësi e vërtetë, sepse krahas të gjitha sukseseve të cilat i ka arritur, ajo edhe më tej është shumë e shoqërueshme, e hareshme dhe vajzë shumë interesante. Ajo që pëlqehet tek Morena është edhe stili i saj i veshjes, i cili, para së gjithash, është i pazakonshëm, herë-herë edhe avangarde. Morena, tani e di se çka dëshiron. Mirëpo, është edhe e vetëdijshme për atë që posedon. Me buzëqeshjen e saj karakteristike thyen edhe karakteret më të vrazhda.

Në Qershor 2014, Morena Taraku merr pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 13 me këngën “My Love”, në bashkëpunim me Blero. Një Mis që kërkon të bëjë karrierë edhe në muzikë dhe siç bëjnë të ditur mediat, bukuroshja Taraku ka talent në muzikë. Ajo  ka vendsour t’i hyjë seriozisht kësaj rruge,  Morena përveçse një figurë e suksesshme në botën e modës dhe atë televizive,  po korr sukses edhe në muzikë.