# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Majk Celo

Në fakt muzika për Majk ka qënë gjithmonë e pranishmë që prej fëmijërisë së tij. Babai i tij, i cili ka kënduar kryesisht muzikën klasike, ka perfomuar në Pallatin e Kongreseve por muzika për të nuk vijoi më tej pasi u largua nga Shqipëria.

Majk është gjithashtu edhe nipi i këngëtares së njohur dhe mjaft të suksesshm, Ledina Celo, për të cilën këngëtari shprehet se muzika e saj ka qënë një frymëzim për të.

I rrethuar me kaq shumë muzikantë, nuk kishte se si të ndodhte ndryshe që Majk të mos bëhej këngëtar. Ai filloi të improvizonte dhe të shkruante tekste në gjuhën gjermane.

Fillimisht Majk ka kënduar këngë me famë botërore deri në momentin që ai kompozoi këngën e tij të parë “Lali Lali”, rreth një vit më parë, e cila rezultoi mjaft e pëlqyer.

Momentalisht Majk po shijon suksesin e bashkëpunimit të tij me Ledina Celo, “Lali Lali”.