# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Ledina Çelo

Ledina Çelo ka lindur më 9 shkurt 1977 në Tiranë është një këngëtare dhe modele shqiptare. Ajo mbaroi liceun artistik “Jordan Misja” për kanto dhe më pas shkollën e lartë. Ka marrë pjesë në disa konkurse dhe sfilata mode, në Shqipëri dhe jashtë shtetit si dhe ka realizuar disa videoklipe. Ledina ka qënë edhe prezantuese e festivalit në RTSH në dhjetor 2003, në krah të Adi Krastës. Ledina ka përfaqësuar Shqipërinë në Eurosong 2005 me këngën “Neser Shkoj”.

Sot ajo është e martuar në Gjermani me ish-kampionin e kickbox-it Naim Kabashi.

Disa nga sukseset e Ledinës janë:

– 1992 “shtatori” (Konkursi i zërave të rinj, Vendi i dytë) – 1995 “E Doni Dashurinë?” (me Luan Zhegun në RTSH Fest ku zuri vendin e dytë. Kjo është kënga më e duartrokitur në historinë e festivaleve shqiptare, konkretisht 7 min 11 sec.) – 1996 “San Valentino” (Në Kënget e Stinës zuri vendin e parë) – 1996 “Kërko Dashurinë” (Në RTSH Fest) – 1997 “Fal” (Në Këngët e Stinës zuri vendin e parë) – 1997 “Ishte Një Endërr” (Në RTSH Fest) – 1998 “Jetoni Jetën” (Kolona zanore e Miss Albania) – 1999 “Ma Ke Prish Gjumin E Natës” (Në RTSH Fest me Sabri Fejzullahun) – 2000 “Eja Të Vallzojmë” (Në RTSH Fest) – 2001 “Ne Jemi Dashuria” – 2003 “Të Dua Se Je Ti” (Në Kënga Magjike fitoi çmimin e 2-të dhe çmimin e produksionit) – 2004 “Neser Shkoj” (Fituese e RTSH Fest dhe pjesëmarrëse në Eurovision 2005) – 2005 “Lojë Dashurie (feat. Memli Krasniqi, Hitet e Verës nga Top Albania Radio) – 2005 “Në Një Ishull Që S’egziston” (Kënga Magjike) – 2007 “Të Ndjej Të Huaj” (Cmimi i 2-të dhe çmimi i interpretimit më të mire në Kënga Magjike. Cmimi për “Videoklipin me kamerën më të mirë” në Video Fest) – 2007 “Pierce dhe Tatuazh” (Top Albania Radio Production) – 2009 “ëhen The Rain Is Gone” (Videoklip i tregut ndërkombëtar) – 2010 “Superstreching” (Produksion gjerman) – 2010 “Dangerous” (Videoklip i tregut ndërkombëtar. Në 10-shen më të mirë gjermane) – 2012 “Can You Touch Me Baby” (Videoklip i tregut ndërkombetar. Në 50-shen më të mirë gjermane)