menu

Ilger

#Bio

Ilger Alliu ka qënë një ndër pjesëmarrësit e edicionit të 5-të të “The Voice of Albania”, për të cilën vetë 20-vjeçari shprehet se ka qënë një eksperiencë e paharrueshme. Lindur në qytetin e Bulqizës, Ilger studion për degën Financë-Bankë në Universitetin e Tiranës. Pavarësisht se ka zgjedhur të studiojë për këtë degë shumë të ndryshme nga muzika, Ilger ka zbuluar për “Top Awards” se pasioni për këngën ka nisur që në moshë të vogël por vetëm së fundmi ai ka vendosur të merret më të profesionalisht.

Talentin për të kënduar si edhe për të luajtur vegël muzikore ekzaktësisht kitarën, Ilger e ka të trashëguar nga babai, i cili po ashtu është marrë me këndim. Iniciativën për të kënduar, Ilger e ka marrë për herë të parë në klasën e 9-të, përpara shokëve të klasës, të cilët e komplimentuan dhe i dhanë një shtysë që ai të merrej me muzikë. Kjo u bë shkak që 20-vjeçari të konkurronte në “The Voice of Albania”, ku në audiocionet e fshehura, të katërt trajnerët u kthyen.

Pavarësisht se arriti deri në fazën e tretë, Ilger vendosi të mos e lërë me aq muzikën por të vazhdonte më seriozisht dhe iu dha pikërisht mundësia të bashkëpunonte me Elgit Dodën, duke sjellë projektin e titulluar “A Ma Fal”.