# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Greta Koçi

Greta Koçi ka lindur më 26 shtator 1991 në qytetin e Kuçovës e banon në Tiranë. Talenti i saj për muzikën është shfaqur në moshën 5-6 vjeçare, ku fillimisht ka drejtuar emisionet e fëmijëve në stacionin televiziv të babait të saj, TV1 në Shkodër.

Ne vitin 1996, interpretoi këngen e saj të parë për fëmijë, e titulluar “NE EKRANIN TONE”, me tekst dhe muzikë nga nëna e saj dhe me orkestrim te Kujtim Alise. Kjo kënge u realizua me një vidioklip dhe mund të thuhet se ishte realizimi i parë i vidioklipeve në Shqiperi i realizuar nga Shkodra TV1.

Në moshën 12- vjeçare ka fituar çmimin e parë në konkursin e interpretuesit më të mirë “live” që u zhvillua në Radio Tirana. Në moshën 13 vjeçare u realizua bashkëpunimi me këngëtarin Erion Korini me këngën “KUSH KA FAJ”, duke u bërë mjaft e famshme për publikun shqiptar.

Në mars 2008, filloi një TOUR koncertesh në të gjitha sheshet dhe pallatet e sportit në të gjithë Shqipërinë. Touri u realizua për 2 muaj. Greta Koci shoqërohej nga trupa e baletit dhe një ekip teknik prej 37 personash.

Përveçse një këngëtare e talentuar, Greta ka mbaruar studimet e larta për Shkenca Politike-Administrative. Greta ka qënë mjaft e anagazhuar në politike, duke marrë edhe poste drejtuese.

Mbas mbarimit te mandatit Politik, në vitin 2015, Greta i rikthehet fuqishëm jetës artistike me krijimtari dhe bashkëpunime shumë të suksesshme.

NEWS

Këngëtarja e njohur Greta Koçi bëhet nënë për herë të parë!

Këngëtarja shqiptare, Greta Koçi përmes një postimi në rrjete sociale ka bërë të ditur së është bërë nënë e një djali. Ajo u ka treguar ndjekësve se nuk ka lindur në Shqipëri por në Amsterdam të Holandës. Artistja ka shkruar: Sot u bekova me një djalë. Asnjë sukses dhe arritje...

Greta Koçi "kopjon" Luanën

Po të kthehemi pas në kohë, rreth 6 vite më parë, kujtojmë se Luanës iu dedikua një këngë për shkak te veshjeve me ngjyrë të kuqe që ajo vishte herë pas herë. Ishtë pikërisht kënga me titull “Ngjyra e Kuqe”, kënduar nga Adrian Gaxha, ajo që u përfol gjatë si...