# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Flaka Krelani

Flaka e filloi karrierën e saj që në moshën 14-vjeçare, në “Ethet e se premtes mbrema”, ku ishte finaliste dhe doli në vendin e dytë.

Pas kësaj gare, ajo u bë një nga këngëtaret shqiptare më të njohura të muzikës Rock. Flaka ka marrë pjesë në disa festivale muzikore të mbajtur në territore të ndryshme shqiptare. Ajo ka marrë pjesë në Top Fest, duke marrë çmimin “Best Alternative” në edicionin e katërt, me këngën ” Një botë tjetër ” dhe “Best Rock” në edicionin e tetë me këngën ” Krejt cka je s’je “.

Fituese e çmimeve “Best Rock ” në dy edicionet me radhë te VIDEO FEST-it muzikor në vitet 2007 dhe 2008.
Pjesëmarja e saj në Festivalin e Këngës ishte gjithmone e rëndësishme, pasi që gjithmonë shpërblehej me çmime.
Në Festivalin “Kënga Magjike” në vitin 2016, u shpërblye si zëri më i mirë femër “Best Vocal” me këngën ” Rebelohem “.

Ne Qershor të vitit 2016, realizoj Albumin e saj të parë të titulluar ” Xperimental “. Album ky i realizuar nga producenti ( vëllau i saj ) Qëndrim Xhimi Krelani A.K.A Xhimi On dË Beat. Mix dhe Master nga D.j L.D. Studio: J2L Records.

NEWS

Flaka Krelani "i vë flakën" me këngën e re "Slay"

“Se jam flakë e flakë po qes” kjo është një prej frazave të tekstit të projektit më të ri muzikor të Flaka Krelanit. Artistja e njohur e skenës shqiptare ka ardhur me një këngë mjaft ritmike, e cila e ka sjellë tepër ndryshe nga projektet e mëparëshme muzikore. Në një...

Flaka Krelani vjen ndryshe me "Ndrysho"

Artistja e njohur e muzikës shqiptare, Flaka Krelani ka vetëm pak ditë që ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, të titulluar “Ndrysho”. Këngëtarja ka vendosur të vijë paksa ndryshe me këtë prurje të re, duke përcjellë një mesazh mjaft të rëndësishëm për dëgjuesit. Që në javën e...

Flaka flet për projektin e ri muzikor: Nuk kam kontratë të lidhur me muzikën "rock"

Ajo është një nga artistet shqiptare që surprizon gjithmonë publikun me prurjet e saj muzikore ashtu sikurse ka bërë edhe së fundmi. Pas publikimit të saj “Fire”, një këngë e cila ka qënë pjesë e klasifiimit të “The Top List”, Krelani ka ardhur me një tjetër projekt muzikor por kësaj...

Rikthimi i bujshëm i Flaka Krelanit

Në fillim të muajit tetor, ajo ka publikuar projekin më të ri muzikor i titulluar “Fire”. Edhe pse është cilësuar si një rikthim i bujshëm për Flaka Krelanin, në një intervistë të dhënë për “Top Awards”, artistja ka shpjeguar se nuk është shkëputur asnjëherë nga muzika pavarësisht përkushtimit të saj...