menu

Fisniket

#Bio

Fisnikët është grup shumë i njohur artistësh i rrymës pop-rock, i cili rriti dhe edukoi me muziken e tij për dekada me radhë gjenerata të ndryshme të rinjsh.

Të vlerësuar ndër vite me cmime të ndryshme, grupi kosovar hyri në historinë e muzikës shqiptare që në vitet ’78, duke krijuar hite, jo vetëm në një zhaner të pa lëvruar shumë deri asokohe, por edhe me tekstet, të cilat për herë të parë tek ne vinin krejt ndryshe, me mesazhe të forta sociale, politike, guximi, ndjenje, por edhe humori e satire!

FISNIKET u formuan si grup në një kohë kur në Kosovë mbizotëronte një klimë e përshtatshme për kultivimin rock-ut. E nëse asokohe sapo kishin filluar të nuhateshin notat e para autoktone në këtë zhaner me grupet “Gjurmet”, “Iliret”, “Minatori”, etj.

Banda e Fisnikëve e plotësoi kornizën me stilin e vecantë të të bërit muzikë me rock akustik. Edhe pas mbi tre dekadash në skenë, grupi Fisnikët duartrokitet po aq fort sa në daljet e para në skenë.